Konfirmohet shkaku i vdekjes së Princ Philip

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Princ Philip

08:56, 05/05/2021
A+ Aa A-

Sipas The Telegraph princ Philip vdiq nga pleqëria.

Kjo u vërtetua nga Sir Huw Thomas dhe nga mjeku i familjes mbretërore.

Termi 'pleqëri' është i pranueshëm si shkak i vdekjes nëse pacienti është mbi 80 vjeç dhe nëse mjeku është kujdesur personalisht për të në një periudhë të gjatë raporton Telegraf.

Sir Huw Thomas është kujdesur për Dukën e Edinburgut dhe Mbretëreshën Elizabeth që nga viti 2014.

Philip i cili do të mbushte 100 vjeç në qershor u tërhoq nga detyra e tij publike në vitin 2017.

Ai anuloi papritur paraqitjen e tij në shërbesën tradicionale të kishës Maundy që ishte planifikuar të merrte pjesë me monarkun në mars 2018.

Philip gjithashtu anashkaloi shërbimet e së Dielës së Pashkëve atë vit përpara njoftimit se ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kujtojmë që më 16 shkurt të këtij viti ai u shtrua në spitalin King Edward VII për t’iu nënshtruar disa ditë vëzhgimi dhe pushimi pasi nuk ndihej mirë dhe u trajtua për një infeksion sipas Pallatit të Buckingham. 

Kjo rezultoi në qëndrimin më të gjatë të princit në spital: 28 ditë.

Philip vdiq më 9 prill në ''paqësisht” në moshën 99-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham në atë kohë ndërsa varrimi i tij u mbajt në 17 prill me një numër të kufizuar njerëzish për shkak të pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco