Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina mbyll rrjetet sociale

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina mbyll rrjetet sociale

20:24, 22/04/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Kukësit ditën e djeshme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këngëtaren Fjolla Morina, e cila është dënuar me 6 vite burg me akuzën për “trafik të armëve dhe municionit”.

Pas vendimit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale, duke u munduar kështu që të “fshehë gjurmët” se ku ndodhet.

Këngëtarja ishte shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpesh ndante foto nga jeta e saj e përditshme.

Fjolla edhe pse ishte në arrati, ajo i bënte “karshillëk” policisë duke udhëtuar në Dubai dhe vende të tjera. Madje në arrati ajo ka kurorëzuar edhe dashurinë me biznesmenin Fisnik Syla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco