Pas ndarjes nga Tea, flet Bearti: Ke bërë shumë gabime, të pëlqen roli i viktimës

Pas ndarjes nga Tea, flet Bearti: Ke bërë shumë gabime, të pëlqen roli i viktimës

09:34, 07/04/2021
A+ Aa A-

Bearti ka dhënë versionin e tij për ndarjen pas rrëfimit që Tea bëri në aplikacionin e "Përputhen".

Përmes një videoje, Bearti ka treguar se ai vërtet ka qenë xheloz dhe i pasigurtë për Tean, por sipas tij ajo i ka dhënë shkas.

Bearti shprehet se Tea e ka bërë gjithçka për vëmendje ndërsa ai ka bërë shumë për të duke e pritur 3 muaj.

Rrëfimi i Beartit:

"Përshëndetje të gjithëve! Shpresoj që të jeni mirë. S’po di nga t’ja filloj.

S’po di nga t’ja filloj, sapo dëgjova rrëfimin 4 euro të Tea Trifonit dhe u zhgënjeva, por njerëzit ja kanë kërkuar këtë intervistë sepse u intereson.

S’kam dashur me fol për këto gjëra, e kam mbyllur me një Story para një dite që i thashë ke bërë një gabim shumë të madh të thashë që ke bërë një gabim shumë të madh, të thashë që s’kemi më punë, mbylle këtë kapitull, por ty të intereson shumë mendja e publikut.

Shumë ke qejf të luash rolin e viktimës Tea. Për çdo veprim që e bën njeriu ka pasoja, këtë gjë duhet ta dinë të gjithë.

Nejse rrëfimi ekskluziv i Tea Trifonit ishte që Bearti xheloz, ka pasiguri, unë kam bërë shumë për Beartin.

Unë nuk kam skenar, por çfarë flas e mbaj mend. Ti doje ta bëje publike këtë gjë që në Turqi me postimet e tua duke iu treguar njerëzve çfarë ka ndodhur.

Unë xheloz, i pasigurtë, ti ke bërë për mua? Unë kam bërë për  ty, unë të kam pritur ty 2-3 muaj me ato veprimet e tua.

Une e marr përgjegjësinë, gjobën, gjykatën e gjithçka, por ti ke patur qëllimet e tua e ke dashur t’i shkosh deri në fund.

Ti ke dal para gjithë shqiptarëve per veprimet e tua jo per mua, unë kam qenë ai që të kam ndenjur në krah kur të gjithë shqiptarët nisën të të ofendonin, të kërcënonin për veprimet e tua.

Kam përfshirë edhe familjen time për veprimet e tua.

Po, unë jam xheloz dhe ti e ke ditur shumë mirë çfarë me pengon dhe çfarë jo, prej fillimit ta kam treguar kush jam.

The që unë të kam ndjekur 24 orë. Ti më ke thirrur! Kam ardhur për ty, doja të kisha një jetë me ty.

Kam ardhur në parukeri, të kam pritur dy orë që mos të të lija të vije me taksi.

Unë i pasigurtë? Ke bërë shumë gabime në këtë rrugëtimin tonë që prej fillimit tonë prandaj më ke dhënë pasiguri.

Ti e di çfarë gabimesh ke bërë që unë s’dua kurrë të t’i përmend.

Unë dua ta mbyll këtu. Kjo video është më shumë për ty se për publikun Tea, ty s’të ka interesuar çfarë doja të flisja unë, por çfarë doje ti sepse po të të interesonte nuk e bëje atë rrëfim si serial horror.

Nuk kemi vrarë askënd Tea, nuk ka vdekur askush.

Ty të ka interesuar vëmendja publikut, jo mua. Po të më interesonte fama unë luaja akoma ashtu siç ke luajtur ti.

Une s’jam budalla që mos luaj duke aktruar, por s’më ka interesuar kurrë vëmendja.

Në intervista nuk shkoja për hatrin tënd sepse nuk doja të të njollosja ty dhe këtë ti e di shumë mirë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco