Kjo është balerina ‘plus size’ që ka frymëzuar të gjitha vajzat (FOTO)

Kjo është balerina ‘plus size’ që ka frymëzuar të gjitha vajzat (FOTO)

20:10, 01/03/2021
A+ Aa A-

Julia Del Bianco është një balerinë që i ka kushtuar mbi 30 vjet vallëzimit dhe gjithçkaje që lidhet me të. 

Jo vetëm kaq, por ajo është gjithashtu “mendja” që qëndron pas shkollës, “Dance For Plus”. Atje, ajo ofron mësime baleti për këdo që dëshiron t’i marrë ato, pavarësisht nga lloji i trupit që kanë, duke lënë mënjanë të gjitha stereotipet e imponuara nga shoqëria.

Ne u njohëm me historinë e Julias për të mësuar më shumë rreth historisë së saj mbresëlënëse që tregon se si ajo ka luftuar dhe këmbëngulur deri në fund për të bërë ëndrrën e saj realitet.

 “Unë fillova kur isha 3 vjeç, isha akoma në kopësht fëmijësh. Pastaj, kur mbusha 6 vjeç, shkova në një akademi të specializuar vallëzimi. Sot jam 33 vjeç, kështu që bëj gjithsej 30 vjet përvojë vallëzimi. Gjithmonë kam kërcyer dhe gjithmonë kam dashur të kërcej. Nuk më kujtohet që me vetëdije kam zgjedhur balet apo kam menduar të bëhem valltare sepse, për mua, ishte diçka e dukshme për të bërë, unë gjithmonë doja ta bëja. Unë nuk mund ta ndaj jetën time nga vallëzimi, ato janë e njëjta gjë”, ka thënë Julia.

 “Vetëm Bëje. Mos prisni që gjithçka të jetë perfekte ose që ju të keni një trup ideal. Mos shty diçka që të bën mirë nga frika. Nëse nuk ndërmarrim rreziqe dhe nuk i provojmë gjërat, do të bëjmë gabim të mendojmë se nuk mund ta arrijmë kurrë siç duhet”, tha Júlia në një këshillë të fundit. 

Padyshim, kjo është një mënyrë frymëzuese për të inkurajuar njerëzit të bëjnë atë që duan të bëjnë pa u ndikuar nga ato që shoqëria u thotë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco