Emma Corrin dhe Josh O'Connor fitojnë Golden Globes me rolet në 'The Crown's'

Emma Corrin dhe Josh O'Connor fitojnë Golden Globes me rolet në 'The Crown's'

09:46, 01/03/2021
A+ Aa A-

Princesha Diana dhe Princi Charles ishin ‘mbreti dhe mbretëresha’ e Golden Globes 2021.

Emma Corrin, e cila luan rolin e të ndjerës Diana, dhe Josh O'Connor, i cili portretizon Charles, në "The Crown" shënuan fitoret e mëdha, për aktrimin më të mirë në një dramë. 

"Cron"  gjithashtu fitoi çmimin e madh si 'seriali më i mirë dramatik televiziv'.

"Mbi të gjitha, shumë faleminderit Dianës", tha Corrin, 25 vjeçe. "Ju më keni mësuar dhembshuri dhe ndjeshmëri përtej çdo mase që unë mund ta imagjinoja ndonjëherë, dhe në emër të të gjithëve që ju kujtojnë me aq ëndje dhe pasion, faleminderit."

Corrin luan Dianën në Sezonin 4 të shfaqjes hit Netflix, duke përfshirë jetën e saj nga mosha 16 deri në 28 vjeç.

Shfaqja ‘nuk lë gur pa lëvizur’ pasi tregon fejesën dhe famën e Dianës, betejat e saj me buliminë dhe martesën e saj të shkatërruar me princin Charles.

Ndërsa, O'Connor, i cili u kthye në Sezonin 4 si Princi i Uellsit, në fjalimin e tij, foli për një çështje që u bë e rëndësishme si për Princin William ashtu edhe për Princin Harry  - 'vetëdija për shëndetin mendor'.

"Unë jam shumë me fat që mund të punoj në këtë periudhë, kur kaq shumë njerëz që nuk janë në gjendje të punojnë dhe janë vetëm dhe të izoluar. Shpresoj se të gjithë mund ta vendosim shëndetin mendor në ballë të mendjeve tona," përfundoi ai, gjatë fjalimin të tij.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco