Gjyshja e Lady Gaga e gëzuar për rikthimin e qenve të vjedhur të mbesës së saj

Gjyshja e Lady Gaga e gëzuar për rikthimin e qenve të vjedhur të mbesës së saj

10:29, 28/02/2021
A+ Aa A-

Gjyshja e Lady Gaga i tha ‘The Post’ të shtunën se ajo është mjaft e lumtur që qentë e mbesës së saj u rikthyen në shtëpi.

"Unë isha e mërzitur që mbesa ime ishte e trishtuar", tha 90-vjeçarja Angeline Germanotta. "Jam e lumtur që u gjetën qentë dhe shpresoj se janë mirë".

Germanotta tha se ajo e përjetoi keq këtë lajm sapo mbesa e saj  Lady Gaga i'a komunikoi.

Ajo nuk i ka folur ende mbesës së saj për lajmin e mirë. “Po e lë të relaksohet. Kjo ka qenë traumatike për të,” tha ajo.

Të dy buldogët francezë, Koji dhe Gustav, u gjetën të sigurt të premten në mbrëmje, dy ditë pasi  u vodhën nga hajdutët  që qëlluan dhe plagosën qenin, Ryan Fischer, sipas policisë së Los Anxhelosit.

Një grua e paidentifikuar, solli qentë në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik të LAPD rreth orës 6 të premten. 

Gaga ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarësh për kthimin e sigurt të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco