Kida bëhet me flokë ngjyrë vishnje, rrëmben vëmendjen e fansave me ndryshimin drastik

Kida bëhet me flokë ngjyrë vishnje, rrëmben vëmendjen e fansave me ndryshimin drastik

17:12, 26/02/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore dhe kujdeset që të duket bukur në çdo paraqitje.

Image

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke i kthyer flokët e saj nga bionde, në ngjyrë vishjne.

Kida ka publikuar në InstaStory disa imazhe me ndryshimin e ri, ku ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Image

Për këtë ndryshim ajo është komplimentuar nga fansat, teksa nuk dihet nëse një gjë e tillë e ka bërë për klipin e radhës apo thjesht për të dalë pak nga kornizat e të zakonshmes.

Sido të jetë, 23-vjeçarja, duket shumë bukur me ndyshimin e ri. Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor “Drunk”, të cilin e publikoi në dhjetor të vitit të kaluar, teksa ende nuk ka sjell një këngë të re për vitin 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco