Sindi humb njeriun e shtrenjtë: Zemra duket sikur ngushtohet...

Sindi humb njeriun e shtrenjtë: Zemra duket sikur ngushtohet...

11:11, 25/02/2021
A+ Aa A-

Një nga konkurrentet më të përfolura të Përputhen, Sindi, duket se po kalon ditë zie.

Ajo ka humbur një nga personat më të shtrenjtë në jetën e saj, gjyshin!

Ishte vetë konkurrentja, ajo që e ndau këtë lajm të hidhur me ndjekësit e saj, me anë të një postimi në InstaStory, të cilin e shoqëroi me disa fjalë të ndjera:

“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit e dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim.

E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur...do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Sindi.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco