Autopsia: Njëri vesh ishte i shqyer/ U tha se modelja gjermane vrau veten, hetohet ish-i dashuri

Autopsia: Njëri vesh ishte i shqyer/ U tha se modelja gjermane vrau veten, hetohet ish-i dashuri

10:44, 25/02/2021
A+ Aa A-

Prokurorët gjermanë po hetojnë futbollistin Jerome Boateng, për dyshimin se ia shqeu veshin të dashurës së tij, Kasia Lenhardt një vit para vdekjes së saj.

Çështja kundër Boateng, e cila u hap për herë të parë në vitin 2019 para se të ishte mbyllur vitin e kaluar, tani është rihapur nga prokurorët pasi dolën informacione të reja nga hetimet e policisë së Berlinit që pasuan vetëvrasjen e Lenhardt.  

Boateng akuzohet për plagosjen me dashje të Lenhardt, një ish garuese e Gjermanisë në Top Model, në tetor 2019 - pak më shumë se një vit, para vdekjes së  saj në një apartament në Berlin në fillim të këtij muaji.  

Image

Lojtari i Bayern Munich, 32 vjeç, akuzohet gjithashtu për sulm në një çështje të veçantë që përfshin ish-partneren e tij Sherin Senler.

Prokurorët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me plagosjen e pretenduar, por “Bild” raporton se Boateng dyshohet se ka shqyer njërin vesh të ish të dashurës së tij të atëhershme.

Sherin Senler është nënë e dy fëmijëve të Boateng: e vajzave binjake të quajtura Soley dhe Lamia që kanë lindur në 2011.

Image

Dyshja filloi të takohej për herë të parë në 2007, por lidhja e tyre përfundoi në 2018, sipas mediave gjermane.

Disa kohë pas ndarjes në 2018, Boateng filloi të dilte me modelen xhamajkane Rebeça Silvera, para se të hynte më vonë në një marrëdhënie me Lenhardt.

Por kjo marrëdhënie përfundoi në fillim të këtij viti dhe më pas u kthye në tragjedi kur Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin më 9 shkurt.

Image

Futbollisti gjerman e akuzoi modelen e ndjerë se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij dhe se i kishte bërë shantazh për të qëndruar me të.

Ndërsa Kasia kishte premtuar se do të tregonte gjithë të vërtetën pasi të merrte veten nga ndarja dhe pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem shprehej në rrjete sociale se ishte gati të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Boateng gjithashtu ka një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Jermar, i cili lindi në 2015.

Futbollisti ka zbuluar se emri i djalit përbëhet nga tre shkronjat e para të emrit të tij dhe nënës së tij, por nuk ka zbuluar se kush është gruaja.

Ndërsa Kasia ishte nënë e një djali dhe pikërisht në ditëlindjen e tij të 6-të, vrau veten.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco