Pamela Anderson largohet nga rrjetet sociale, për një arsye

Pamela Anderson largohet nga rrjetet sociale, për një arsye

11:41, 27/01/2021
A+ Aa A-

Megjithëse llogaria e Pamela Anderson në Instagram ka mbi një milion ndjekës dhe 53 vjeçarja e ka përdorur shpehherë për të shprehur pikëpamjet e saja ose për të komunikuar me fansat, duket se kjo marrëdhënie do të shkëputet.

Anderson njoftoi në postimin e sotëm se do të largohet një herë e përgjithmonë nga rrjetet sociale.

Aktorja gjithashtu ka folur dhe për njerëzit që përdorin Facebook, Twitter dhe Instagram për t’u pasuruar vetë, ndërsa ushtrojnë kontroll mbi mendjen e përdoruesve.

‘Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter ose Facebook ' duke shpjeguar se ajo kurrë nuk ka qenë në të vërtetë e interesuar për mediat sociale dhe se ajo tani ka adoptuar një mënyrë jetese të frymëzuar nga leximi dhe kontakti me natyrën.

"Unë jam e lirë" shton aktorja dhe aktivistja gjithmonë mbresëlënëse, duke falënderuar ndjekësit e saj për dashurinë që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. 

"Shpresojmë se ju do të gjeni forcën dhe frymëzimin për të ndjekur qëllimin tuaj, pa gjëra që ju tundojnë të humbni kohën tuaj. Kjo është ajo që ata duan, të fitojnë para dhe të kontrollojnë mendjen tuaj ”, përfundon 53-vjeçarja postimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco