‘Ti je çun, do luash futboll me zor’/ Linda Rei rrëfen vështirësitë e fëmijërisë: Kisha mësues homofob

‘Ti je çun, do luash futboll me zor’/ Linda Rei rrëfen vështirësitë e fëmijërisë: Kisha mësues homofob

21:06, 25/01/2021
A+ Aa A-

Linda Rei ka qenë e ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë në 5’ për urdhrin e ri të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili rrëzon urdhrin e Trump që përjashtonte transgjinorët në ushtrinë e SHBA-ve si dhe në misionet amerikane.

Në një rrëfim të sinqertë për vështirësitë e saj në fëmijëri, ajo tregoi se kishte një mësues homofob dhe ishte e detyruar që të luante futboll njësoj si të gjithë djemtë, ndërsa ajo donte të luante volejboll me vajzat.

“Unë kam pasur probleme të kundërta kur isha në 8-vjeçare se nuk kam pasur qejf asnjë lloj sporti, por në shkollë kishim fiskulturën dhe në shkollë kisha një profesor homofob. Ai kishte vendosur se s’bën që çunat të luanin futboll dhe vajzat të luanin volejboll. Nuk doja të luaja futboll dhe kisha rrezik të më ngelnin. i thashë dhe mamit, shkuam tek drejtoresha. Nuk kishte si ta zgjidhje këtë gjë. Ti je çun, do luash futboll me zor”, tha Linda Rei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco