VIDEO/ 'Ua psikopat, o plehrë', gazetari i hyn fshehur në krevat këngëtares së njohur shqiptare

VIDEO/ 'Ua psikopat, o plehrë', gazetari i hyn fshehur në krevat këngëtares së njohur shqiptare

16:52, 24/01/2021
A+ Aa A-

Pas një kontakti në jug të vendit tek “Ora Verore”, gazetari i lajmeve rozë Ronaldo Sharka i ka bërë një kamera të fshehtë këngëtares së njohur të muzikës popullore qytetare, Romina Aliaj.

Fillimisht, prej ditësh për t’a bërë situatën të besueshme, ai i dërgontë asaj shpesh sms në telefon, me pretekstin për të dale për kafe, ndërsa me pas arrin t’i zbulojë shtëpinë e t’i trokasë në dere.

Pasi tenton të futet në shtëpi dhe Romina Aliaj nuk e pranon, ky i fundit i futet në mes te natës në krevatin e gjumit dhe e bën atë për ujë të ftohtë.

Për të realizuar këtë kamer të fshehtë ka menduar dhe e motra e këngëtares, e cila i ka dhënë dhe çelësin e derës në mënyrë që ai të mund të hynte brenda.

“Ça bën si je, të shkruajta në whatsup nuk ma vare fare, e kthen një mesazh robi për respekt, se jam dhe gjithë siklet tani”, i thotë gazetari, ndërsa këngëtarja në fillim i thotë që nuk i duket normale që ai ti shkojë në shtëpi.

“Më fal çfarë të vlerësoj unë, nuk kam çfarë të flas me tyre, herë tjetër”, i thotë Aliaj.

“Kam marrë dhe rrogën dje, dua të të qeras, dalim tani”, insiston gazetari, ndërsa më pas i futet në krevat gazetares, e cila tmerrohet dhe bërtet.

“Ua mami, uaa, psikopat, uaaa, o plehrë. Ordiner, aaa, uaaa, policiaaa!”, bërtet këngëtarja ndërsa pasi gazetari i thotë që ishte kamera e fshehtë ajo nis të qajë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco