Chrissy Teigen dhe John Legend zgjedhin hipizmin për të kaluar disa ditë të qeta

Chrissy Teigen dhe John Legend zgjedhin hipizmin për të kaluar disa ditë të qeta

09:48, 19/01/2021
A+ Aa A-

Chrissy Teigen dhe John Legend kaluan fundjavën duke kalëruar me fëmijët e tyre.

Çifti, së fundmi u pa në Malibu, ku Teigen, fotografoi bashkëshortin e saj, Legend, mbi kalë, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare, Luna.

Të shtunën, Teigen u tha ndjekësve të saj në Twitter se po provonte një aktivitet të ri me sugjerimin e terapistit të saj.

"Terapisti im thotë se kam nevojë për diçka që e bëj vetëm për mua, pasi nuk kam absolutisht asgjë aktualisht. Sot fillon udhëtimi im në botën e kuajve. Shpresoj që këtij tipi të më pëlqejë, ai është kaq i bukur dhe duket dembel, unë e dua, ” shkroi Teigen në Twitter, krahas një fotoje të një kali.

Një ditë më vonë, Teigen postoi një foto të saj me Lunën për të përkujtuar udhëtimin e parë.

Ndërkohë, kujtojmë, se John Legend , i cilI është i martuar me Teigen që nga viti 2013, do të interpretojë të mërkurën, gjatë specialit televiziv, "Celebrating America", si pjesë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco