E akuzoi për botox, Jennifer Lopez  i kthehet ndjekëses

E akuzoi për botox, Jennifer Lopez i kthehet ndjekëses

09:39, 18/01/2021
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka ngarkuar shpesh foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram kohët e fundit në mënyrë që të reklamojë linjën e re kozmetikës të JLO Glow.

Gjatë fundjavës Lopez , 51 vjeç postoi një vidoe të saj duke provuar një nga produktet e saj duke thënë:  

Mirë sapo e hoqa maskën. Sinqerisht, nuk shoh një vijë të vetme në fytyrën time. Ndjej që 10 vjet më janë hequr nga fytyra’’.

Pas publikimit të videos një ndjekëse nxitoi të komentonte se arsyeja e vetme që nuk ka një vijë të vetme është sepse Lopez ka bërë mijëra botokse dhe jo për shkak të maskës që reklamoi në Instagram.

Lopez nxitoi ti kthente menjëherë përgjigje komentit:

''Kjo është fytyra ime. Unë kam thënë 500 milion herë që nuk kam bërë botoks apo ndonjë operacion tjetër. Merrni produktet JLo Beauty dhe ndejhuni mirë. Dhe do t'ju tregoj një sekret tjetër: Mundohuni të jenë më pozitiv dhe më të mirë dhe mos hidhni baltë mbi të tjerët kështu që do të jeni më të bukur’.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco