Aktori i njohur theu rekordin e Jennifer Aniston në Instagram, mban rekordin Guinness

Aktori i njohur theu rekordin e Jennifer Aniston në Instagram, mban rekordin Guinness

10:51, 16/01/2021
A+ Aa A-

Deri më tani, arritjet më të përfolura në Instagram kanë qenë ato të Jennifer Aniston.

Konkretisht, së pari aktorja me postimin e saj të parë kishte arritur të fitonte një milion ndjekës brenda pak orësh.

Kjo derisa Rupert Grint të paraqitet në rrjetin social; përveç që është magjistar në ekranin e madh, ai tani është  dhe në Instagram gjithashtu, tani e tutje ai mban rekordin Guinness.

Për të qenë të saktë, ai mblodhi 1 milion ndjekës në platformën e famshme të rrjeteve sociale në vetëm 4 orë dhe në një minutë nga postimi i tij i parë.

Më 10 nëntor 2020, aktori i cili u bë i famshëm përmes serisë së filmave Harry Potter, publikoi një foto në të cilën ai po mban në krahë vajzën e tij të porsalindur.

"Përshëndetje Instagram… me vetëm 10 vjet vonesë, !", shkroi në mbishkrim aktori 32-vjeçar, i cili sot ka 4.3 milion ndjekës.

Në një intervistë me ET, Grint ia atribuoi këtë sukses vajzës së tij.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rupert Grint (@rupertgrint)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco