Lisa Kujofsa në ‘Syri i Keq’ tregon pse u largua nga ‘Klanifornia’: Njerëzit në Shqipëri janë të pandërgjegjshëm

Lisa Kujofsa në ‘Syri i Keq’ tregon pse u largua nga ‘Klanifornia’: Njerëzit në Shqipëri janë të pandërgjegjshëm

22:40, 15/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Syri i Keq” në Syri Televizion, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj personale.

E pyet pse u largua nga Klaniafornia, Lisa u shpreh se pandemia e Coronavirusit e ka detyrur të kthehet të Itali. Aktorja thotë se e do veten dhe familjen e nuk mund ta rrezoj pasi në Shqipëri sipas saj nuk ka ndërgjegjsim të situatës që po kalon e gjithë bota.

Gjithashtu tha se pandemia e ka bërë punën më të vështirë dhe më të kufizuar.

“Unë jetoj në Itali prej 9 vitesh, dhe në momentin e pandemisë, diçka u mbyll fare, diçka pësoj një farë transformim. Dhe më e mira ishte të kthehesha atje. Ishte e pamundur vazhdimësia ime në atë program dhe në Shqipëri.

Edhe sot e kësaj dite, shoh në Shqipëri, një mos ndërgjegjsim mbi situatën që ne jetojmë. Unë ende nuk kam dal nga shtëpia, për këtë vit, pasi jam në zonë të kuqe. Unë dua veten time dhe familjen, prandaj nuk mund të qëndroja në Shqipëri.

Pastaj nga ana tjetër, kuptohet se duke qenë e kufizuar në lëvizje, edhe prodhimi i çdo gjëje televizive, teatrore etj, vihet në rrezik dhe rrjedhimisht bie edhe cilësia e punës dhe nuk je as ti i qetë, dhe gjërat bëhet përgjysëm. Kështu që mu duk më e arsyeshme. Më vjen keq për kolegët.”/K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco