Shakira shet të drejtat e saj muzikore për miliona dollarë

Shakira shet të drejtat e saj muzikore për miliona dollarë

21:49, 13/01/2021
A+ Aa A-

Shakira është artisja e fundit që ka shitur të drejtat e saj muzikore për një shumë miliona dollarëshe, raporton BBC.

BBC raporton se të gjitha 145 këngët e saj, përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever”, “Wherever” dhe “She Wolf”, janë në marrëveshje.

Këngët e kanë bërë atë këngëtaren më të shitur latine të të gjitha kohërave, me 80 milionë disqe të blera në të gjithë botën.

Ajo ka fituar tre “Grammy Awards” dhe 12 “Latin Grammy Awards”.

Albumi i saj i parë në gjuhën angleze, Laundry Service, u ble nga më shumë se 13 milionë tifozë në 2001.

Tashmë bëhet e ditur se artistja me famë botërore nënshkroi marrëveshje me kompaninë “Hipgnosis Song Fund”, që gjithashtu kohët e fundit bleu muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.

Sipas mediave të huaja, “Hipgnosis” ka harxhuar miliarda dollarë gjatë viteve të fundit, duke blerë të drejtat muzikore të artistëve si Nile Rodgers, Bob Dylan, Blondie, Barry Manilow, Chrissie Hynde dhe Fleetwood Mac’s Lindsey Buckingham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco