'Stërvitu me një kampione', Klodiana Shala flet për projektin e saj më të ri

'Stërvitu me një kampione', Klodiana Shala flet për projektin e saj më të ri

12:02, 13/01/2021
A+ Aa A-

Klodiana Shala ishte e ftuara e radhës ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Moderatori Flavio Qarri (me të drejtë) e prezantoi kampionen, Klodiana Shala,  si personin ideal për këshilla pas tryezave plot të fundvitit dhe kileve të marra në pak ditë.

‘Stërvitu me një kampione’ quhet projekti më i ri i Klodiana Shalës për të cilën ajo foli gjatë.

‘Më në fund fillova t'i përshtatem Shqipërisë dhe kuptova që akoma nuk e kemi kulturën e sportit. Ne jemi një ekip i kompletuar duke filluar nga shefi i kuzhinës, psikologia, nutricentja, fizioterapisti dhe unë që do të jemi të gjithë online, në pamundësi për të qenë afër në këto kohë pandemie.”

Ndër të tjera, Klodiana shpjegoi më gjatë se si funksionin programi i saj ‘Stërvitu me një kampione’.

“Psh. Nëse duam të bëjmë stërvitje vetëm ose me fëmijë, jam unë që monitoroj ushtrimet online, nëse kemi probleme fizike, në pamundësi për të shkuar kemi fizioterapisitin italian, që udhëzon çfarë ushtrimesh duhet të bejmë dhe ku gabojmë, gjatë një qëndrimi në kompjuter, karrige, etj.”

Klodiana tregoi se e njëjta mënyrë funksionon dhe me nutricenten, psikologen dhe kuzhinierin, i cili gatuan dhe ushqimi ju shkon klientëve në shtëpi.

I pyetur nga Flavio mbi rastet e fëmijëve që kanë probleme me kequshqyerjen dhe obezitetin, Klodiana tregoi se është mjaft e rëndesishme të ushqyerit mirë dhe aktiviteti tek fëmijët.

“Ndërgjegjësimi i prindërve është një ndër gjërat më të rëndësishmë që mund ta prandalojë këtë” , theksoi Klodiana.

Flavio: Si i ke kaluar festat e fundvitit, sa e ke normën abuzimit në raste të tilla ?

Klodiana: Unë nuk vuaj kurrë për pjesën e ushqimit dhe natën e vitit të ri kam ngrënë një pjatë groshë, sepse më kishte shkuar mendja për to. Gjelin e detit e bëra të nesërmen.”

Klodiana, tregoi ndër të tjera, se nuk janë të pakta rastet e suksesit me njerëzit të cilët ajo trajton, për një trup të shëndetshëm, por ndryshe nga të tjerët, ajo kurrë nuk e ka menduar reklamimin tyre, pasi kjo për Klodianën nuk është primare./syri.net/ R.Dogjani

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco