Në një lidhje? Ja si qëndron e vërteta e e raportit mes Don Xhonit dhe Trejsit

Në një lidhje? Ja si qëndron e vërteta e e raportit mes Don Xhonit dhe Trejsit

07:43, 05/12/2020
A+ Aa A-

 Ka dy javë që në media po shkruhet se një lidhje e re dashurie mund të ketë nisur mes reperit Don Xhonit dhe “Miss Universe Albania 2018” Trejsi Sejdinit.

Shkaku? Disa foto të publikuara ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.

Image

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, teksa Trejsi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë.

Megjithatë, modelja i ka hedhur benzinë zjarrit me një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Donit.

Por, si qëndron e vërteta?

“Prive” raporton se mes tyre nuk ka asgjë përveç miqësisë.

Ndonëse deri tani nuk kishim dijeni rreth shoqërisë së tyre, si duket Doni dhe Trejsi qenkan vetëm shokë.

Megjithatë bashkë këto kohë i ka bërë puna sepse Trejsi do jetë protagoniste në njërin prej projekteve të reja të reperit, për të cilin nuk ka ende detaje.

Don Xhoni mori famë pas një ‘freestyle’ të realizuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin, teksa një muaj më parë solli “Alles gute criminale”.

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Shpesh ajo është bërë pjesë e skandaleve në vendin tonë dhe sigurisht që nuk ka munguar as vëmendja mediatike.

E lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, por prej kohësh ndodhet në Shqipëri teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco