Kate Middelton, Dukesha Cambridge është një ikonë e stilit mbretëror.
Në fillim të kësaj jave Kate prezantoi rezultatet e sondazhit të saj të “5 Big Questions for Under Fives”.
Gjatë prezantimit, ajo shihet me një këmishë ngjyrë vjollcë, ndërsa ishte e ulur në një karrige blu, duke treguar rezultatet e sondazhit.
Çfarë mesazhi përcjell Kate me ngjyrën e këmishës për Mbretëreshën?
Kate dërgoi një mesazh të fuqishëm me veshjen e saj ndërsa zgjodhi të vishte një ngjyrë historikisht mbretërore, vjollcën.
Ngjyra vjollcë simbolizon besnikërinë e saj ndaj kurorës.
Rëndësia e elitës së ngjyrës vjollcë buron nga kostoja e bojës së përdorur fillimisht për prodhimin e saj. Dikur, vetëm sundimtarët kishin mundësi të vishnin rroba vjollcë, prandaj u lidh me pasurinë dhe fuqinë.
Në disa dalje të saj, Mbretëresha Elizabeth, është parë e veshur me ngjyrë vjollcë.
Duke veshur ngjyrë vjollcë për paraqitjen e saj të fundit, Kate mund të ketë kërkuar të sigurojë Mbretëreshën se ndihet e gatshme për rolin e saj të ardhshëm si Mbretëresha Consort. /Burimi: Express UK/ përshtati në shqip:K.H/Syri.net/
© SYRI.net