Pas transformimit në pamje Arbër Bytyqi tregon si u paragjykua nga njerëzit

Pas transformimit në pamje Arbër Bytyqi tregon si u paragjykua nga njerëzit

11:37, 01/12/2020
A+ Aa A-

Grimieri i njohur nga Kosova, Arbër Bytyçi, ishte dje i ftuari i radhës tëk 'Rudina’.

Ai foli ndër të tjera për jetën e tij por edhe marrëdhëniet me Vip-at duke qenë se një pjesë e mirë e tyre janë klientë të grimierit.

Arbri, pak kohë më parë, realizoi dy transformime në pamjen e tij, duke u trukuar si vajzë.

Makeup artisti tregoi se është ndjerë shumë keq nga paragjykimet edhe pse transformimet i ka bërë për qejf.

"Më beso që të nesërmen dola për të ble disa gjëra ushqimore dhe njerëzit jo që më shikonin në fytyrë, por qenë skeptikë për pjesën e dekoltesë dhe u ndjeva keq. Thoshin mos ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Në fillim para shumë viteve më ka penguar shumë si fakt, por me këtë make-up i kam treguar aftësitë e mia si mund të transformoj një mashkull në gocë.

Ka pasur shumë mesazhe që më kanë bërë të ndihem keq. Para 4 viteve thoja si ia arrijnë qëllimit që të më lënë pa gjumë. Të humbte vetëbesimi në punë edhe në aftësitë e mia si make-up artist sepse edhe prej klientelës kishte paragjykime, përqeshje, por tani është më ndryshe, kalon më shpejt", u shpreh Arbri.

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco