Së shpejti do të bëhen prindër/ Aktori i njohur martohet me të dashurën shtatzënë

Së shpejti do të bëhen prindër/ Aktori i njohur martohet me të dashurën shtatzënë

18:59, 29/11/2020
A+ Aa A-

Aktori dhe komediani, Nick Kroll është martuar në një ceremoni private me të dashurën e tij Lily Këong.

42 vjeçari ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të të dyve që martohen buzë detit.

Asnjëri nuk specifikoi vendin se ku e kanë realizuar ceremoninë, por shihen se janë martuar në një shkëmb të mrekullueshëm me pamje nga deti.

Nick kishte veshur një kostum klasik të zi për ceremoninë, ndërsa Lily kishte veshur një fustan të bardhë me një vello të gjatë, të derdhur, ndërsa flokët i kishte lidhur topuz.

Më 16 tetor, Lily njoftoi se ajo dhe Nick ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, kur ajo ndau një foto mahnitëse të saj në plazh, me të cilën tregonte barkun e rrumbullakosur./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco