Një tjetër këngëtare shqiptare e infektuar me Covid-19

Një tjetër këngëtare shqiptare e infektuar me Covid-19

08:24, 29/11/2020
A+ Aa A-

Të shumtë janë personazhet publikë që i shtohen dita-ditës listës së personave të prekur nga Covid-19.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, ka rezulutruar pozitive me koronavirus.

E ftuar në “Shiko kush luan”, ishte vetë Manjola ajo që ndau lajmin me ndjekësit.

Këngëtarja ka sqaruar se programi i djeshëm është xhiruar disa ditë më herët dhe mbrëmë ajo e ndoqi atë e karantinuar në shtëpi.

Nuk dihet intervali i saktë i realizimit të programit dhe nëse në momentin e xhirimit të tij Manjola ka qenë bartëse e SARS-Cov-2.

"Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua", ka shkruar këngëtarja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco