Të vishesh nga koka te këmbët me markat më të mira, më të famshme e më të shtrenjta është një gjë dhe të të zgjedhin ato aty është një gjë tjetër.
Armina Mevlanin e kanë zgjedhur. Dhe as më shumë as më pak vetë ‘Balmain’, një nga markat më të njohura franceze, që para pak minutash ka publikuar në faqen e saj në Instagram kushtuar linjës së flokëve @BalmainHairCouture, një spot me produktet e markës reklamuar mbi flokët e Arminës, duke na lajmëruar që diçka pikante dhe e ëmbël po vjen.
Ndërkohë Armina ka gati një javë që ka prezantuar në faqen e saj një edicion të limituar kapësesh flokësh me ar dhe gurë Swarovski dhe disa produkte për flokët, nën kujdesin dhe sugjerimet e stilistes së flokëve Egerta Shehu, gjithashtu e përzgjedhura e ‘Balmain’, të cilës i është besuar ekskluziviteti i markës në Shqipëri dhe ja ku kemi dy vajza shqiptare nën logo markash të mëdha.
© SYRI.net