E konfirmoi/ Donald Veshaj flet për herë të parë për lidhjen e Bora Zemanin

E konfirmoi/ Donald Veshaj flet për herë të parë për lidhjen e Bora Zemanin

22:14, 31/10/2020
A+ Aa A-

Donald dhe Romeo Veshaj janë të ftuarit në “Shiko kush luan”, ku janë bërë pjesë e një nga lojërave ku morën pjesë të gjithë të ftuarit të cilët duhet të kapnin një këpucë me pikë kush tregohej më i shkathti shpëtonte.

Nëse nuk e kapnin këpucën duhet t’i përgjigjeshin të gjithë pyetjes: “Cili është emri i partnerit/es aktuale,apo ish-it tuaj të fundit?”

Përballë Donaldit, u vendos Kejvina dhe ishte kjo e fundit e cila kapi këpucën e kështu Donaldi pati për detyrë të tregonte emrin e partneres aktuale.

Donaldi pranoi publikisht se partnerja e tij është moderatorja e mirënjohur Bora Zemani. Edhe pse ai se nuk e tha me zë të lartë, lëvizi buzët duke na hequr kështu të gjitha dyshimet e duke konfirmuar këtë lidhje të përfolur prej disa muajsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco