Misteri/ Këngëtarja 36-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, zhduket djali i saj i mitur

Misteri/ Këngëtarja 36-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, zhduket djali i saj i mitur

18:24, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një nënë e re është gjetur e vrarë me katër plagë thike në gjoks në shtëpinë e saj në Brazil, ndërsa djali i saj 7 vjeçar është zhdukur.

Franciane Costa Simioni Dourado de Oliveira kishte publikuar një mesazh drithërues në Facebook ku shkruhej: “Je i gjallë, je i vdekur, gjërat vazhdojnë përpara.”

I dyshuar për vrasjen e saj besohet të jetë partneri i këngëtares, i cili nuk ndodhej në shtëpi kur erdhën autoritetet, por oficerët gjetën një thikë, një celular dhe një kartë identiteti që i përkisnin atij.

Gjithashtu edhe djali shtatë vjeçar i Franciane nuk ishte në shtëpi dhe një kërkim masiv ka nisur për të gjetur atë dhe partnerin e saj.

Franciane ishte këngëtare amatore dhe gjithashtu agjente pronash të patundshme, ajo kishte më shumë se 650 ndjekës në Instagram, dhe postonte rregullisht muzikën e saj në YouTube./Marrë nga Metropoles/ Përshtati: K/H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco