'Të dua, je më e mirë’/ Capital T sapo konfirmojë që është në një lidhje

'Të dua, je më e mirë’/ Capital T sapo konfirmojë që është në një lidhje

21:41, 24/10/2020
A+ Aa A-

Capital T është i ftuar sonte në “Shiko kush luan”, ku ka folur dhe për albumin e tij të fundit, “Skulpturë”.

Kështu u titullua edhe intervista për Capital T, e cila në përmbajtje kishte pyetje lidhur me titujt e këngëve të këtij albumi.

Një nga këngët e tij, e cila u bë edhe pyetje në këtë puntatë është “Mi amor”, e për këtë titull “detyra” e Capital T ishte: “Bëji një dedikim dashurie “Mi Amor-it tënd” sot nëpërmjet kameras”.

Me shumë sportivitet e duke na ritreguar se mesa duket është një vajzë që i ka “rrëmbyer” zemrën Trimit, përgjigjja e tij ishte: ”T’du mas shumti, je ma e mira n’botë.”

Nuk dihet ende cila është kjo vajzë, por ama një përgjigjje e morëm, mesa duket Trimi nuk është më i “lirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco