A ka suport Egzona Ademi në karrierën e saj? Ja si përgjigjet këngëtarja

A ka suport Egzona Ademi në karrierën e saj? Ja si përgjigjet këngëtarja

14:13, 23/10/2020
A+ Aa A-

Egzona Ademi është një nga emrat e rinj të showbiz-it shqiptar dhe një nga këngëtaret më të talentuara.

Ajo ka marrë pjesë para shumë vitesh në ‘X Factor’ dhe që prej asaj kohe, e kemi parë shpesh herë në ‘Kënga Magjike’. 

Dhe ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit  ‘Kafe Shqeto’ në Syritv ku ka folur se si gjendet ajo mes aktrimit dhe këngës dhe për shumë  të tjera përsa i përket karrierës dhe jetës private.

 Për momentin Ademi tregoi se tani po punon për radion ‘Club fm’   për Kosovën ku lexon fundjavën Big.

Gjithashtu ajo foli dhe për shfaqjen e saj ' 5 stinët e armikut të populllit’  vitin e kaluar në Kosovë që sipas raportimeve e ka mbajtur të mbërthyer publikun e Kosovës

Ndërsa përsa i përket të mos publikimit të një këngë të re, Ademi u përgjigj se duhet të punosh të qarkullosh lekët, pasi asgjë nuk bëhet me ajër.

Për ëndrrën e saj për një musical, Ademi u shrpeh:

'Unë e kam ëndërr të bëjë një musical, por nuk ka kushte tek ne, për tu bërë një musical siç duhet. Është e vështirë se duhen kushte teknike, audiot duhet të jenë perfekt, këngëtarët etj'.

Pyetjes së moderatorit Flavio Qorri nëse ka dikë që e suporton karrierën e saj, Ademi u përgjigj:

'Unë jam vetfinancuese,  jam shefi i vetes dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Megjithëse nuk jam kundër që njerëzit të kenë ndihma të ndryshme nga burime të ndryshme. Përsa kohë janë të lumtura nuk përben ndonjë problem. Natyrisht që ka njërëz që të përqafojnë si artiste dhe të ftojnë në projektet e tyre dhe normalisht është një marrëdhënie reciproke. Unë deri tani i kam bërë gjitha gjërat vetë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco