Në 28 vjetorin e lindjes, Lisa Marie Presley prek me fjalët për djalin e saj të ndjerë

Në 28 vjetorin e lindjes, Lisa Marie Presley prek me fjalët për djalin e saj të ndjerë

15:40, 22/10/2020
A+ Aa A-

Benjamin Keough, djali i Preley dhe muzikantit Danny Keough u nda nga jeta në muajin korrik në moshën 27-vjeçare.

Ai vrau veten me një armë zjarri.

Dhe të mërkurën Lisa Marie Presley publikoi një foto të Keough në rrjetet sociale shoqëruar me një dedikim prekës.

Në foto, Benjamin, mbante në kokë një kapele ditëlindje dhe qëndronte i ulur përpara një torte të zbukuruar me qirinj.

Ndërsa në sfond qëndronte një tullumbace ku shkruhej “Gëzuar Ditëlindjen”  .

Engjëlli im i bukur, e adhurova vendin ku ti shkele, në këtë Tokë dhe tani në Parajsë. Zemra dhe shpirti im janë me ty,”- u shpreh 52-vjeçarja. “Kurrë nuk do jem më e njëjta. Të lutem më prit mua, dashuria ime.”

Më pas në një postim në Twitter, ajo shkoi: “Mbaje dorën time ndërsa unë vazhdoj të mbroj dhe rris motrat e tua të vogla, si edhe për Riley. E di që edhe ti e dëshiron këtë. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ishte shumë i mirë për këtë botë.”   

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco