Robert Pattinson po planifikon të fejohet me modelen Suki Waterhouse?

Robert Pattinson po planifikon të fejohet me modelen Suki Waterhouse?

11:49, 22/10/2020
A+ Aa A-

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, dhe tani ata po mendojnë të bëjnë diçka më shumë për lidhjen e tyre.

Ylli i “Twilight”, 34 vjeçar, dhe modelja, 28 vjeçare, thuhet se kanë menduar të fejohen së shpejti, por që akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare, sipas E! News.

Një burim pranë tyre, tha: “Rob dhe Suki patjetër që kanë diskutuar të fejohen por nuk janë në nxitim”.

“Suki nuk po e vë atë nën presion dhe ata të dy janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.

Duke folur për lidhjen e tyre, burimi vazhdoi: “Ata janë një kombinim shumë i mirë. Ata janë duke kaluar kohë të mirë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar, lidhja e tyre veçse po rritet dhe po bëhet më e fortë”.

Familja e aktorit, e pëlqejnë shumë Sukin dhe mendojnë se është perfekte.

 Çifti filluan takimet në vitin 2018, të cilët për herë të parë u fotografuan së bashku në Notting Hill.

Të njëjtit edhe gjatë vitit të kaluar u spekuluan për një fejesë të mundshme, pasi kaluan një pjesë të madhe në shtëpinë e Waterhouse në Londër.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se si do rrjedh historia e dashurisë së dyshes së famshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco