Carla Bruni-Sarkozy flet për plakjen

Carla Bruni-Sarkozy flet për plakjen

09:15, 20/10/2020
A+ Aa A-

Ndërkohë që pret të publikojë alnumin e të saj të ri, ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën përveç muzikës, ajo foli edhe për plakjen.

Ajo e filloi karrierën e saj si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, dhe u bë një nga supermodelet e viteve ’90.

Ajo më pas publikoi  albumin e parë në vitin 2002 , më vonë u martuar me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës.

“Besoj se në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Është pesëdhjetë kur shoqëria ju tregon se ka mbaruar – ju jeni një e rritur tani. Dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco