Reperi i njohur, G-Easy është përfolur në media për një lidhje dashurie me aktoren Ashley Benson.
Ai ka folur në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’ dhe është shprehur se ajo është një person i jashtëzakonshëm.
“Ajo është e veçantë. Padyshim, ajo është një aktore e shkëlqyer, por e dini duke punuar për të, me të dhe duke e vënë atë para një mikrofoni, duke e parë atë duke kënduar aq lehtë është e mrekullueshme”, ka treguar reperi.
Ata të dy u përfolën se janë fejuar në gusht të këtij viti kur aktorja e “Pretty Little Liars” mbante një unazë në dorë.
© SYRI.net