‘Gjëra të bukura në horizont’, Miriam Cani gati për rikthim në muzikë?

‘Gjëra të bukura në horizont’, Miriam Cani gati për rikthim në muzikë?

22:11, 01/10/2020
A+ Aa A-

Që pas lindjes së djalit, Miriam Cani po jeton jetën si një nënë me kohë të plotë. 

Ajo i është përkushtuar plotësisht dy vogëlushëve të saj dhe thuajse në çdo postim në rrjete sociale shfaqet përkrah tyre. 

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto të saj, në të cilën shfaqet si gjithmonë mjaft e kuruar. 

Por këtë herë përveç fotos ka tërhequr vëmendjen edhe përshkrimi me të cilën e ka shoqëruar imazhin e saj.

“Gjëra të bukura në horizont”, ka shkruar këngëtarja, duke i lënë fansat të fillojnë me aludimet.

Një pjesë e ndjekësve, mendojnë se këngëtarja po përgatit një këngë të re, sepse ka kaluar më shumë se 1 vit nga projekti i fundit muzikor i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco