Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja i jep fund të gjitha dyshimeve

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja i jep fund të gjitha dyshimeve

17:37, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ata të dy nuk e kaluan së bashku karantinën dhe nuk postonin foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.

Mediat e huaja rozë raportuan se Camila Cabello dhe Shaën Mendes po “merrnin pak kohë pushim nga njëri-tjetri”.

Camila Cabello udhëtoi drejt Londrës në gusht për të rifilluar punën, ndërsa Shaën Mendes qëndroi në LA.

Ai u fotografua duke dalë nga një studio regjistrimi në të njëjtin muaj.

Por, çifti kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarjen, teksa këngëtarja konfirmoi në një postim në Instagram se janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

23-vjeçarja postoi një pjesëz të albumit të ri të Mendes dhe shkroi: 

“Çfarë dhurate e mrekullueshme për botën. Ai e krijoi këtë album me çdo grimë të fundit të shpirtit të tij.

Dashuria ime, jam krenare për njeriun që ti je dhe jam aq e emocionuar që njerëzit do shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde ??.”

Ndërkohë këngëtari i komentoi me një emoji zemre “??????”, duke treguar se jo vetëm që lidhja e tyre po ecën shumë mirë, por që çifti mbështesin njëri-tjetrin.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco