'Jam e lumtur...', Jordyn Woods flet pas tradhtisë së bujshme me Tristan Thompson

'Jam e lumtur...', Jordyn Woods flet pas tradhtisë së bujshme me Tristan Thompson

17:44, 28/09/2020
A+ Aa A-

Në shkurt të vitit 2019, mediat u pushtuan nga skandali i tradhtisë së mikeshës së Kylie Jenner, Jordyn Woods, me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Dyshja u pa duke u puthur në një festë, ndërsa Khloe i dha fund marrëdhënies me basketbollistin, ndërsa Kylie prishi shoqërinë prej vitesh me mikeshën e saj.

Jordyn Woods, ka vendosur të tregoi se si ndihet sot pak kaq shumë kohësh nga ngjarja e bujshme. 

Ajo shprehet e lumtur që gjërat morën këtë drejtim dhe nëse s’do të kishte ndodhur skandali i tradhtisë, s’do të mund të ishte bërë kjo që është sot.

“Jam e lumtur që u bëra kjo që jam sot falë gjithë situatave që kalova. Ishte shumë për familjen time, familjet e tjera, miqtë dhe në 1 milion vjet nuk do kisha kurrë qëllim t’i bëja keq atyre që dua”.

Tashmë, jeta për të vazhdon normalisht, madje ajo na ka prezantuar me partnerin e ri në Instagram.

 

View this post on Instagram

I found you, then I found me????

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco