Max Ehrich flet për herë të parë për ndarjen nga Demi Lovato

Max Ehrich flet për herë të parë për ndarjen nga Demi Lovato

21:31, 26/09/2020

Max Ehrich ka folur për herë të parë për ndarjen e tij me Demi Lovato.

Në një Instastory ditën e sotme, aktori ka ironizuar lajmet për ndarjen e tyre.  

"Imagjinoni të zbuloni ndarjen tuaj nga një revistë". 

Ndërkohë, Demi Lovato akoma nuk ka reaguar publikisht, por në një foto të publikuar një ditë më parë në Instagram, ajo shihet pa unazën e fejesës. 

Burime për mediat e huaja thonë se ata janë ndarë për shkak të largimit të Max në Atlanta për të filmuar një projekt të ri.

“Demi dhe Max ishin në thelb, së bashku 24/7 çdo ditë për disa muaj në karantinë. Ata jetuan në një flluskë me zero stres dhe gjithçka ishte thjesht argëtuese.

Tani që janë në botën e vërtetë,  të dy janë duke punuar dhe janë në brigje të ndara”.- rrëfeu një burim për “People”.

“Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të,” tha burimi i parë. “Ka patur shumë tension, derisa Demi e la.”/Syri.net/ 

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco