Kjo është arsyeja e prishjes së fejesës mes Demi Lovato-s dhe Max Ehrich

Kjo është arsyeja e prishjes së fejesës mes Demi Lovato-s dhe Max Ehrich

21:45, 25/09/2020
A+ Aa A-

Demi Lovato dhe Ehrich Max i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. 

Çifti u përball me thashetheme në fillim të këtij muaji se Max, 29 vjeç, dikur i dërgonte mesazhe ngacmuese ish-shoqes së ngushtë të Demi-t, Selena Gomez në vitin 2015.

Demi reagoi për Selena-n, duke thënë se është trishtueshme kur njerëzit i vendosin gratë kundër njëra-tjetrës.

Ndërkohë, sot Demi ka ndarë një video me ndjekësit e saj, ku shihet pa unazën e fejesës, duke konfrimuar në këtë mënyrë ndarjen nga Ehrich. 

Burime për mediat e huaja s’kanë vonuar të zbulojnë arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

“Demi dhe Max ishin në thelb, së bashku 24/7 çdo ditë për disa muaj në karantinë. Ata jetuan në një flluskë me zero stres dhe gjithçka ishte thjesht argëtuese. Tani që janë në botën e vërtetë,  të dy janë duke punuar dhe janë në brigje të ndara”.- rrëfeu një burim për “People”.

Madje, mësohet se situata nisi të agravojë kur Max shkoi në Atlanta për të filmuar një projekt të ri.

“Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të,” tha burimi i parë. “Ka patur shumë tension, derisa Demi e la.”

Ndërkohë, asnjëri prej të dyve nuk ka folur ende publikisht lidhur me këtë ngjarje./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco