FOTO/ Nuk ka më dyshime! Aktorja e famshme i ka dhënë fund beqarisë

FOTO/ Nuk ka më dyshime! Aktorja e famshme i ka dhënë fund beqarisë

22:28, 23/09/2020
A+ Aa A-

Emma Stone i ka dhënë fund beqarisë dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Aktorja është martuar me regjisorin Dave McCary, sipas një raportimi të “Page Six”.

Një burim pranë çiftit ka thënë për median në fjalë se dyshja janë martuar dhe dyshimet për këtë lindën që para disa javësh.

Emma dhe Dave u shfaqën në fillim të këtij muaji duke ecur pranë njëri-tjetrit, por ato që ranë më shumë në sy ishin unazat e floririt në gishtat e tyre.

Ata bënë publike fejesën dhjetorin e 2019, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit.

Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por në muajin maj, Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri, diçka që i bëri fansat të dyshonin për martesë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco