Mbani shënim, John Legend sapo na dha disa këshilla për një martesë të gjatë e të lumtur

Mbani shënim, John Legend sapo na dha disa këshilla për një martesë të gjatë e të lumtur

20:36, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ata të dy kanë 7 vite të martuar e presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të tretë.

John Legen dhe Chrssy Teigen janë cilësuar gjithmonë si çifti më perfekt në shoëbizz dhe pas kësaj duket se ka një sekret.

Artisti i famshëm ka zbuluar në një intervistë për “Cosmopolitan” çelësin pas një martese të lumtur. John ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy nga mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy Teigen.

“Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin. Mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për martesë të lumtur. Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerin/en dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John Legend.

Ai zbuloi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.

Muajin e shkuar Chrissy dhe John zbuluan se presin një tjetër fëmijë dhe ky lajm për ta kishte qenë mjaft shokues. Dy fëmijët e tjerë të tyre kanë ardhur në jetë përmes metodës in vitro, ndërsa shtatzënia e tretë ishte natyrale për modelen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco