Ndërron jetë aktori i filmit ‘James Bond’

Ndërron jetë aktori i filmit ‘James Bond’

11:51, 22/09/2020

Aktori britaniko- francez Micheal Lonsdale i cili u bë i njohur me personazhin kundërshtar në filmin James Bond ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Lonsdale kishte një karrierë historike në film dhe teatër, duke shënuar më shume se 200 role në frëngjisht dhe anglishtë gjatë gjashtë dekadave.

Pavarësisht se ai mori pjesë në shumë filma ikon, kulmi i karrierës së tij erdhi me rolin e murgut në filmin ‘Of Gods and Men’.

Filmi bazohet në ngjarje të vërteta të ndodhura gjatë luftës civile Algjeriane në vitet 1990 dhe tregon historinë e shtatë murgjve francezë të cilët u vranë pasi u rrëmbyen nga manastiri i tyre.

Lonsdale fitoi çmimin e tij të parë dhe të vetëm Cesar - versioni francez i Oskareve - për pjesmarrjen e tij në film.

Aktori lindi nga një nënë franceze dhe një baba anglez në Paris në 1931.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në kryeqytetin Francez të hënën.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco