Horoskopi i fundjavës sipas Merit

Horoskopi i fundjavës sipas Merit

15:07, 19/09/2020
A+ Aa A-

Ja si parashikohet nga astrologia Zonja Meri, fati i 12-shenjave të horoskopit këtë fundjavë:

Dashi

Një prapaskenë në lidhje me punën do të bëhet këtë fundjavë dhe ju e ndjeni pasi keni shumë nervozizëm këtë periudhë.  Marsi i kundërt do të ndikojë në rregullimin e situatave në një mënyrë krejt ndryshe.

Demi

Në lidhje me një projekt tuajin do të dalin pengesa dhe ju jeni shumë të bindur që dikush ju ka ndikuar në mënyrë që ju të gaboni në shpalosjen e startegjisë.

Binjakët

Në rrethin e shokëve dhe miqve egziston dikush që do t’ju vejë stërkëmbëshin dhe kjo ju prish gjithë rehatinë apo lumturinë e krijuar sidomos familjare.

Gaforrja

Sot dhe kjo fundjavë do jetë një luftë për të mbajtur pozitat tuaja në karrierë apo në një çështje ligjore, e cila me sa duket do të marri për keq akoma edhe ne planin personal e shëndetësor.

Luani

Një çështje e pasqaruar ekonomike do t’ju çojë në një konflikt të heshtur por që vjen nga brenda dhe ju treson ne çdo moment. Kujdes nga surprizat jo të këndshme .

Virgjëresha

Keni vendosur të merrni mbrapsht çdo gjë që ju përket bashkë me gabimet tuaja.

 Por, e rëndësishme është që do të bëni një betejë finale, megjithëse jo aq të denjë.

Peshorja

Shumë kundërshtime keni ndaj partnerit në çift. Asgjë nuk po ju pëlqen apo duket si më parë. Në disa raste mezi prisni t’i hiqni qafe dhe në disa raste mezi presin t’ju heqin qafe.

Akrepi

Përvoja dhe zjarri i brendshëm megjthëse e kthen tymin mbrapsht, përsëri do arrijë të kapërcejë këtë moment të tymosur por jo të djegur fatmirësisht.

Shigjetari

Ju duan mbrapa me çdo çmim në marrëdhënie akoma edhe nëse duhet të rrezikojnë për ju. Kjo gjithsesi e ka një çmim.

Bricjapi

Jeni shkaktarët kryesorë për momentet e debatit, ankthit dhe stresit të njerëzve të afërt dhe në përgjithësi. Doni ti mbani gjërat me fanatizëm, por një pyll mund të digjet edhe nga një cigare.

Ujori

Ju doni ti provoni të gjitha kurthet dhe manipulimet e strategjitë, prandaj do të përfshiheni në lojëra të cilat mund t’ju kushtojnë punën dhe shëndetin.

Peshqit

Një mundësi e rikthyer dhe një bashkëpunim i humbur. Mund të fitoni në para por mund të humbni në mbështeje dhe bashkëpunime. Perballë keni Diellin, por ju do i drejtoni sytë nga xhepi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco