Në luftë me depresionin! Lady Gaga tregon historinë e saj përmes këngëve

Në luftë me depresionin! Lady Gaga tregon historinë e saj përmes këngëve

09:48, 19/09/2020
A+ Aa A-

Lady Gaga duket se ka ‘hapur zemrën’ në një intervistë të fundit , ku ka folur për albumin e ri dhe gjendjen e saj depresive

‘Chromatica’,quhet albumi i gjashtë, që publikoi Lady Gaga këtë verë.

Në këtë album, ylli i muzikës pop, përveç se shpirtin artistik ka përfshirë dhe tema të rëndësishme si sëmundjet mendore dhe shërimin nga trauma.

Lady Gaga tregoi për ‘ People’ se si e përdori muzikën për të nxjerrë veten nga gjendja e rënduar psikologjike.

“Zgjohesha në mëngjes dhe ia kujtoja vetes se isha Lady Gaga. Pastaj dëshpërohesha sepse nuk doja të isha vetvetja, nuk doja të isha Lady Gaga. Gjithmonë jam ndjerë e kërcënuar nga fama ime dhe nga ritmi i jetës që më krijoi karriera që ndoqa.”

Ajo gjithashtu ka pranuar se para se të fillonte të punonte për albumin 'Chromatica', po luftonte me PTSD (posttraumatic stress disorder) dhe fibromialgjinë.

“Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje depresive thjesht duke mos dashur të bëj asgjë”, shprehet Gaga. “Dhe pastaj më në fund, ngadalë fillova të bëj muzikë dhe të tregoj historinë time përmes këngëve.”

Nëpërmjet këtij albumi duket se këngëtarja ka një mesazh për ndjekësit, dhe sidomos ato që vuajnë nga çrregullime të tilla , duke treguar se ka gjithmonë shpresë dhe se askush nuk duhet të neglizhojë asnjë nga simptomat e traumave apo shenjat e depresionit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco