'Njerëzit e lumtur nuk urrejnë'/ E dashura e Brad 'thumbon' Angelinën?

'Njerëzit e lumtur nuk urrejnë'/ E dashura e Brad 'thumbon' Angelinën?

14:33, 16/09/2020
A+ Aa A-

Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Nicole Poturalski po shijojnë lidhjen e tyre. 

Së fundmi, Nicole ka publikuar dy foto në Instagram dhe me një mbishkrim "Njerëzit e lumtur nuk urrejnë". 

Të menjëherëshme kanë qënë komentet, pasi ndjekësit janë bërë kuriozë nga shprehja e vendosur mbi foto.  

"Pse e urren Angelinën", "Ti nuk do jesh kurrë si ajo", "Angelina është grua e mrekullueshem"? Këto janë disa nga komentet që ndjekësit i kanë bërë 27 vjeçares.

Ndoshta, kjo frazë e saj, ka ardhur ndaj tensioneve që ish-çifti po përjetojnë me divorcin e tyre dhe me kohën që do të kalojë secili prej tyre me fëmijët. 

Ata raportohet se nuk janë më në terapi familjare. Pitt dhe Jolie u ndanë në vitin 2016, pas dy vitesh të martuar./Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco