FOTO/ Dojna Mema nevrikoset keq me ndjekësit: Vendin për injorancë e zënë këta...

FOTO/ Dojna Mema nevrikoset keq me ndjekësit: Vendin për injorancë e zënë këta...

11:18, 10/09/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e dashur për publikun, Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj një video me motrën e saj. 

Dojna shkruan sipër videos "Edhe kur bëhet ëngjëll, ka po të njëjtin hall".

Por një komentuese i ka shkruan se motra është më e mirë se ajo, "Oh, sa zë të ëmbël dhe të bukur ka. Mos u bëj xheloze por është më e mirë se ti."

Kaq ka mjaftuar që Dojna të shpërthej kundër ndjekësit, duke i thënë se vendin për injorancë e zënë këta tipa që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe t të komentojnë “Mos u bëj xheloze!”

"Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancë e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë “Mos u bëj xheloze!”

Ndërsa, në një postim tjetër në Instastory ajo shkruan: Ose shprehja më injorante që ekziston është “Më mirë e oma se e bija!”

Por ndjekësi nuk e ka lënë me kaq, ka vijuar ti dërgoi sërish mesazh: “Edhe ti që je shumë e metë që nuk e ke kuptuar mesazhin”. 

Dhe Dojna sërish ka komentuar duke shkruar:

“Meqë jemi këtu. Fjala ‘e metë’, ‘me të meta’ është tmerrësisht injorante, e pandjeshme, fyese!

Gjuha që flisni dhe fjalët që rendisni tregojnë më shumë se smartphone i shtrenjtë që blini apo parfumi që hidhni. Kushtojini pak më tepër rëndësi!” 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco