Beyonce feston ditëlindjen në jahtin superluksoz dhe çmimi i tij ka shumë zero

Beyonce feston ditëlindjen në jahtin superluksoz dhe çmimi i tij ka shumë zero

10:05, 10/09/2020
A+ Aa A-

Larg tokës, punës dhe mediave, çifti Beyonce dhe Jay Z duket se kanë gjetur pak kohë për t'u arratisur për disa ditë në ujërat e Mesdheut, në bordin e një superjahti që kushton plot 2 milionë dollarë për një javë.

Superstarët, të cilët zotërojnë mesatarisht rreth 1.4 miliardë dollarë pasuri, festuan ditëlindjen e 39-të të Beyonces në bordin e jahtit të ëndrrave, bashkë me fëmijët e tyre.

Nuk kanë munguar as fotot nga ky udhëtim, ku ajo çfarë duket qartë është se jahti i Beyoncé dhe Jay Z është një luks i vërtetë.

Një jaht luksoz i gjatë 351 metra dhe 45 metra i lartë i quajtur “Lana”, është vendi që kanë zgjedhur familja për të festuar përvjetorin e Beyonce.

Dhe po të mos e pranonte Beyonce, askush nuk do mendonte se ajo sapo bëri 39 vite, pasi duket më në formë se kurrë.

Por me sa duket për këngëtaren, mosha është thjeshtë një shifër.

Superjahti është një nga më luksozët në botë dhe ka një "xhakuzi", banjë, pishinë  dhe dhomë kinemaje.

Gjithashtu ka tetë dhoma ku mund të flenë 12 persona. Por tek  jahti luksoz qershia mbi tortë është pishina.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë këtë copëz parajse të quajtur “Lana”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco