Publikon foton kur ishte e vogël, aktorja ndan lajmin e sëmundjes me fansat

Publikon foton kur ishte e vogël, aktorja ndan lajmin e sëmundjes me fansat

14:04, 09/09/2020
A+ Aa A-

Amy Schumer ka zbuluar se është diagnostikuar së fundmi me sëmundjen 'Lyme', e shkaktuar nga pickimi i rriqrave.

Komediania amerkiane ndau një foto të fëmijërisë në Instagram të martën duke thënë se megjithëse u diagnostikua kohët e fundit, ajo dyshon ta ketë pasur prej vitesh sëmundjen.

Në postimin e saj, 39-vjeçarja u kërkoi ndjekësve dhe miqve të saj të famshëm disa këshilla dhe sugjerime për të trajtuar sëmundjen.

Ajo tregoi se aktualisht po kurohet me 'doxycycline' dhe ndonëse sqaroi se ndihet mirë me trajtimin, theksoi se mezi pret që të shpetojë prej saj. 

"Hera ime e parë duke peshkuar. A është diagnostifikuar dikush me LYME këtë verë? Unë po, dhe po kurohem me doksiciklin. Mbase e kam prej vitesh. Ndonje keshille?

Mund të keni një gotë verë ose 2 mbi të? Di të qëndroj larg diellit. 2. Ju lutem më komentoni ose dërgoni me mesazh në numrin tim në bio. Unë gjithashtu dua të them se ndihem mirë."

Konkretisht, sëmundja “Borrelosis” ose ndryshe “Lyme” është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi” që transmetohet nga pickimi i rriqrave “Ixodes ricinus”.

Simptomat e sëmundjes “Lyme” ndryshojnë dhe zakonisht ndodhin gradualisht, ku më karakteristike është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi.

Disa nga emrat e famshëm që kanë pranuar se vuajnë nga kjo sëmundje janë Richard Gere, Bella Hadid, Yolanda Foster, Crystal Harris, Avril Lavinge, Daryl Hall, Ben Stiller, Jane Alexander, dhe George Bush, Justin Bieber, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco