Reperja angleze i paraqet shqiptarët si shitës droge, ‘shpërthejnë’ komentet në rrjet

Reperja angleze i paraqet shqiptarët si shitës droge, ‘shpërthejnë’ komentet në rrjet

10:04, 09/09/2020
A+ Aa A-

“Miss LaFamilia”, është emri i artit të reperes nga Londra.

Këngëtarja publikoi muajin e kaluar (9 gusht) këngën e saj më të re ‘Workmode’.

Image

Por çfarë ka kaq të veçantë kjo këngë që u bë virale shumë shpejt për shqiptarët  në rrjetin social Tik Tok dhe jo vetëm?!

Vëmendjen e vodhi teksti, pasi në një moment përmenden shqiptarët dhe mjaftoi kaq që kënga të ketë klikime, komente dhe reagime të shumta.

Teksti i referohet shqiptarëve që "punojnë" duke shitur drogë apo duke bërë sjellje të tjera të jashtëligjshme.

“...I was on work mode like an Albanian. Selling that white, girl call it caucasian...” është fraza që revoltoi komentuesit shqiptar. 

Por pse dedikuar popullit shqiptar dhe pse pikërisht me këtë mesazh?!

Akoma nuk ka asnjë përgjigje për këtë pasi këngëtarja akoma nuk ka dhënë një sqarim.

Por mesa duket pjesa më e madhe e komentuesve, nuk janë shqetësuar aspak nga ky fakt, madje njëri nga komentuesit e shumtë i përgjigjet: “Kam mall për ty" - dhe po ashtu i shpjegon se kjo frazë ka edhe një nënkuptim të fshehur: "Në gjuhën shqipe do të thotë se më merr malli për ty", kurse në zhargon "kam mall për ty" nënkupton se "kam drogë po të duash"!!!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco