Telenovela Messi- Barcelona nuk ka mbaruar

Telenovela Messi- Barcelona nuk ka mbaruar

12:11, 05/09/2020
A+ Aa A-

Leo Messi nuk do të marr pjesë në trajnimin e planifikuar sot nga menaxheri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Argjentinasi i cili dje njofoti vendimin e tij për të qëndruar në blaugrana edhe për sezonine ardhshëm, në fakt po pret të kryejë testin e Covid-19.

Vetëm pas një rezultati negativ, Messi do të jetë në gjendje  të kthehet në qëndrën sportive blaugrana.

E hëna mund të jetë dita e shumëpritur për tifozët e Barcelonës për të parë idhullin e tyre me fanellën e Barçës përsëri megjithëse vetëm në stërvitje.

Ndërkohë mesfushori holandez, De Jong tha se ishte i lumtur me qëndrimin e Messit tek Barcelona.

‘Jam i lumtur që Messi vendosi të qëndrojë tek Barcelona. Ai është lojtari më i mirë në botë’ është shprehur De Jong.    

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco