Luana vjen me imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Luana vjen me imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri

19:54, 15/08/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin e njohur kolumbian, Jay Santos.

“Locos” mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është ritmike dhe e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe spanjisht.

Luana erdhi si gjithmonë mjaft e freskët dhe atraktive në klip, duke mahnitur fansat me performancën e saj.

Së fundmi, ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, një pjesë e të cilave u kryen në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe provokuese në një kostum të gjelbër, teksa vinte në pah këmbët e tonifikuara.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumtë, për të cilët mesa duket skena e xhiruar pranë aeroplanëve është pjesa e tyre e preferuar nga klipi. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

SPECIAL THANKS TO @airalbaniaofficial ???????????????? #LOCOS out now ????(link in bio)

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone15/08/2020 21:13

Uaaaaa cfarë po lexoj...Luana qënka këngëtare.....ajo asnjëherë nuk ka qenë këngëtare.....të këndosh me play back nuk tregon se je e tillë. Edhe gjyshja ime bëhet kështu. Unë besoj se është lapsus...jo këngëtare por këmbëtare...kjo po....

Shto koment

Denonco