Dj Sardi bën deklaratën e papritur për Mozzikun

Dj Sardi bën deklaratën e papritur për Mozzikun

07:48, 15/08/2020
A+ Aa A-

Dj Sardi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, teksa ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, me moderator Flor Gjinin.

Sardi është pyetur se cilën këngë nuk do ta luante kurrë edhe pse njerëzit mund ta dëshirojnë pa fund.

Ai ka dhënë një përgjigje të prerë duke përmendur emrin e reperit Mozzik.

“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart”, tha Sardi. Nuk dihet ende nga buron kjo vendosshmëri, por siç duket ai nuk ka ndonjë simpati të madhe për Mozzikun, ose mund të ketë pasur ndonjë hatërmbetje mes tyre, për të cilën publiku nuk ka dijeni.

Sardi ka folur ndër të tjera edhe për rregullat e reja të Covid-19, duke u shprehur:

“Kënaqësia e jetës së natës është krejtësisht tjetër, por edhe dreka ka lezetin e saj”.

Vetë Sardi sapo ka publikuar këngën e tij të re, në bashkëpunim me ParadoXduo, “Take me High”, ndërkohë që gjatë javëve të fundit ka qenë mjaft aktiv me disa projekte mjaft interesante.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco